Shikimi i fotove dhe videove
Përdorni aplikacionin Albumi për të parë fotot dhe për të riprodhuar videot që keni bërë
me kamerën ose për të parë përmbajtje të ngjashme që keni ruajtur në pajisjen tuaj. Të
gjitha fotot dhe videot shfaqen në një tabelë sipas rendit kronologjik.
1
Trokitni lehtë mbi ikonë për të hapur menynë e ekranit bazë të Albumit
2
Shikoni një diafilm me të gjitha imazhet ose vetëm ato që keni shtuar te të preferuarat
3
Zvarritni anën e majtë të ekranit në të djathtë për të hapur menynë e ekranit bazë të Albumit
4
Diapazoni i datës për objektet në grupin aktual
5
Trokitni lehtë mbi një foto ose video për ta parë në pamjen e ekranit të plotë.
6
Lëvizni lart ose poshtë për të parë përmbajtjen
Për të parë fotografitë dhe videot
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë
Albumi.
3
Trokitni lehtë te një fotografi ose video që dëshironi të shikoni. Nëse kërkohet,
trokitni lehtë .
4
Goditni lehtë majtas për të parë fotografinë ose videon pasardhëse. Goditni lehtë
djathtas, për të parë fotografinë ose videon e mëparshme.
Për ta cilësuar ekranin të rrotullohet automatikisht kur e ktheni në anë, trokitni lehtë
Vetërrotullo
ekranin nën Cilësimet > Ekrani > Rrotullimi i ekranit.
Për të ndryshuar madhësinë e miniaturave
•
Kur shihni miniaturat e fotove dhe videove tek Albumi, largoni nga njëri-tjetri dy
gishtat për ta zmadhuar ose bashkojini dy gishtat për ta zvogëluar.
Për të bërë zoom në një foto
•
Kur jeni duke parë një foto, ndani dy gishtat për të zmadhuar ose bashkojini dy gishtat
për të zvogëluar.
Për të parë një panoramë të fotove tuaja
1
Kur jeni duke parë një foto, takoni ekranin për të shfaqur shiritet e veglave, pastaj
takoni >
Paraqitja e diapozitivave për të filluar riprodhimin e të gjitha fotove në
një album.
2
Takoni një foto për t'i dhënë fund panoramës.
113
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të riprodhuar një video
1
Tek Albumi, gjeni dhe trokitni lehtë te videoja që dëshironi të riprodhoni.
2
Trokitni lehtë .
3
Nëse kontrollet e riprodhimit nuk shfaqen, trokitni lehtë në ekran për t'i shfaqur.
Për të fshehur kontrollet, trokitni lehtë përsëri në ekran.
Për të vënë në pauzë një video
1
Kur një video është duke u riprodhuar, trokitni lehtë mbi ekran për të afishuar
kontrollet.
2
Takoni .
Për ta kaluar përpara shpejt dhe rikthyer prapa një video
1
Kur një video është duke u riprodhuar, trokitni lehtë tek ekrani për të shfaqur
kontrollet.
2
Tërhiqeni majtas treguesin e shiritit të progresit për ta rikthyer prapa ose djathtas
për ta kaluar përpara shpejt.
Për të rregulluar volumin e një videoje
•
Shtypni tastin e volumit.