Sony Xperia M5 - Montimi

background image

Montimi

Pajisja juaj mbështet vetëm kartat SIM nano. Përdorni vetëm karta SIM nano origjinale nga

fabrika që janë të projektuara në mënyrë specifike për t'u futur në folenë e kartës SIM nano në

pajisjen tuaj.

8

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të futur kartën SIM nano

Pajisja juaj lejon përdorimin e kartave SIM nano. Sigurohuni se përdorni mbajtësin e kartës SIM

nano dhe mos ngatërroni folenë e kartës SIM nano me folenë e kartës së kujtesës.

1

Futni thoin në hapësirën ndërmjet mbulesës së folesë së kartës SIM nano dhe

anës së sipërme të pajisjes, pastaj hapni mbulesën.

2

Duke përdorur majën e një kapëse letre të papërthyer (ose objekt tjetër të

ngjashëm me një majë të gjatë të hollë), shtypni butonin pranë folesë së kartës

SIM nano (si në ilustrim) për të bërë që mbajtësi i kartës SIM nano të dalë jashtë.

3

Tërhiqni plotësisht mbajtësin e kartës SIM nano.

4

Vendoseni kartën SIM nano në mbajtës, pastaj rivendosni mbajtësin.

5

Mbyllni mbulesën.

Nëse e futni kartën SIM nano kur pajisja është e ndezur, pajisja riniset automatikisht.

Për të futur një kartë të kujtesës

1

Futni thoin në hapësirën ndërmjet mbulesës së folesë së kartës së kujtesës dhe

anës së sipërme të pajisjes, pastaj hapni mbulesën.

2

Duke përdorur majën e një kapëse letre të papërthyer (ose objekt tjetër të

ngjashëm me një majë të gjatë të hollë), shtypni butonin pranë folesë së kartës së

kujtesës (si në ilustrim) për të bërë që mbajtësi i kartës së kujtesës të dalë jashtë.

3

Tërhiqni plotësisht mbajtësin e kartës së kujtesës.

4

Vendoseni kartën e kujtesës në mbajtës, pastaj rivendosni mbajtësin.

5

Mbyllni mbulesën.

Sigurohuni se e futni kartën e kujtesës në drejtimin e duhur.

Për të hequr kartën SIM nano

1

Hapni mbulesën për foletë e kartës SIM nano dhe të kartës së kujtesës.

2

Zvarritni dhe nxirrni me anën e thoit mbajtësin e kartës SIM nano.

3

Hiqni kartën SIM nano dhe më pas futni përsëri mbajtësin.

4

Mbylleni mbulesën.

9

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të hequr kartën e kujtesës

1

Fikni pajisjen ose çmontoni kartën e kujtesës nën

Cilësimet > Hapësira ruajtëse

dhe kujtesa > pranë Karta SD.

2

Me ekranin të kthyer lart, hapni kapakun e folesë së kartës SIM nano/kartës së

kujtesës.

3

Zvarritni dhe nxirrni me anën e thoit mbajtësin e kartës së kujtesës.

4

Hiqni kartën e kujtesës dhe më pas shtyjeni mbajtësin në fole deri sa të zërë vend.