Pse më duhet një llogari e Google™?
Pajisja juaj Xperia™ nga Sony funksionon në platformën Android™ të zhvilluar nga
Google™. Kur e blini pajisjen tuaj, në të janë të disponueshme një gamë aplikacionesh
dhe shërbimesh të Google™, për shembull, Gmail™, Google Maps™, YouTube™ dhe
aplikacioni Play Store™, i cili ju siguron qasjen në dyqanin në linjë të Google Play™ për
shkarkimin e aplikacioneve të Android™. Për të përfituar sa më shumë nga këto
shërbime, ju duhet një llogari e Google™. Për shembull, një llogari e Google™ bën të
mundur që të bëni të gjitha sa më poshtë:
•
Shkarkoni dhe instaloni aplikacione nga Google Play™.
•
Sinkronizoni postën elektronike, kontaktet dhe kalendarin duke përdorur Gmail™.
•
Bisedoni me shokët nëpërmjet aplikacionit Hangouts™.
•
Sinkronizoni historinë e shfletimit dhe faqeshënuesit tuaj duke përdorur shfletuesin e uebit
Google Chrome™.
•
Identifikoni vetveten si përdorues i autorizuar pas një riparimi të softuerit duke përdorur
Xperia™ Companion.
•
Gjeni, kyçni ose pastroni në largësi një pajisje të humbur ose të vjedhur duke përdorur
shërbimet my Xperia™ ose Menaxheri i pajisjes me Android™.
Për më shumë informacione rreth Android™ dhe Google™, shkoni te
http://support.google.com
.
Është vendimtare që të mbani mend emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj të llogarisë së
Google™. Në disa raste, mund të duhet të identifikoheni për arsye sigurie duke përdorur
llogarinë tuaj të Google™. Nëse nuk arrini të jepni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj të
Google™ në raste të tilla, pajisja juaj kyçet. Po ashtu, nëse keni më shumë se një llogari të
Google™, sigurohuni të futni detajet për llogarinë përkatëse.
Për të konfiguruar një llogari të Google™ në pajisjen tuaj
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Sinkronizimi i llogarisë > Shto llogarinë >
Google.
3
Ndiqni udhëzorin e regjistrimit për të krijuar një llogari të Google™ ose futuni nëse
tashmë keni një llogari.
Mund të krijoni po ashtu një llogari të Google duke përdorur udhëzuesin e konfigurimit kur
nisni pajisjen tuaj për herë të parë, ose mund të kaloni në linjë më vonë dhe të krijoni një
llogari në
www.google.com/accounts
.
Për të hequr një llogari të Google™
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Trokitni lehtë
Cilësimet > Sinkronizimi i llogarisë > Google.
3
Përzgjidhni llogarinë e Google™ që dëshironi të hiqni.
4
Trokitni lehtë >
Hiqe llogarinë.
5
Trokitni përsëri lehtë te
Hiqe llogarinë për ta konfirmuar.
Nëse hiqni llogarinë tuaj të Google™, çdo tipar i sigurisë që është i lidhur me llogarinë e
Google™ nuk do të jetë më i disponueshëm.
Nëse po ia huazoni pajisjen tuaj dikujt për ta përdorur për një periudhë të gjatë kohore,
rekomandohet të hiqni llogarinë tuaj të Google™ nga pajisja.
11
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.