Sony Xperia M5 - Rreth këtij Udhëzuesi përdorimi

background image

Rreth këtij Udhëzuesi përdorimi

Ky është Udhëzuesi i përdorimit i

Xperia™ M5 për versionin e softuerit Android™ 6.0.

Nëse nuk jeni të sigurt se cilin version softueri po ekzekuton pajisja juaj, mund ta

kontrolloni atë te menyja Cilësimet.

Përditësimet e sistemit dhe të aplikacioneve mund t'i paraqesin tiparet në pajisjen tuaj në një

mënyrë të ndryshme nga sa përshkruhet në këtë Udhëzues përdorimi. Versioni i Android™

mund të mos preket nga një përditësim. Për më shumë informacione rreth përditësimeve të

softuerit, shikoni

Përditësimi i pajisjes tuaj

në faqen 38.

Për të kontrolluar variantin e tanishëm të softuerit në pajisjen tuaj

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Informacion mbi telefonin > Versioni i Android™-it.

Kufizimet e shërbimeve dhe tipareve

Disa nga shërbimet dhe tiparet e përshkruara në këtë Udhëzues përdorimi mund të mos

mbështeten në të gjitha shtetet ose rajonet, ose nga të gjitha rrjetet ose ofruesit e

shërbimeve. Numri ndërkombëtar i urgjencës i GSM-së mund të përdoret gjithmonë në

të gjitha shtetet, rajonet, rrjetet dhe nga të gjithë ofruesit e shërbimit, në rast se pajisja

është e lidhur me rrjetin celular. Kontaktoni me operatorin e rrjetit ose ofruesin e shërbimit

për të përcaktuar disponueshmërinë e çdo shërbimi ose tipari të caktuar dhe nëse

zbatohen tarifa shtesë të qasjes ose përdorimit.
Përdorimi i disa tipareve dhe aplikacioneve të përshkruara në këtë udhëzues mund të

kërkojë qasjen në internet. Mund të shkaktoni faturime për lidhjen e të dhënave kur

lidheni në internet me pajisjen tuaj. Për më shumë informacione, kontaktoni me

operatorin e rrjetit tuaj pa tela.