Përzgjedhja e rrjeteve celulare
Pajisja juaj ndërron automatikisht rrjetet celulare në varësi të rrjeteve celulare të
disponueshme ku jeni. Gjithashtu mund të cilësoni me dorë pajisjen tuaj të përdorë një
regjim të caktuar të rrjetit celular, për shembull, WCDMA ose GSM.
Ikona të ndryshme të gjendjes shfaqen në shiritin e gjendjes në varësi të llojit ose regjimit
të rrjetit me të cilin jeni lidhur. Referojuni
Ikona e gjendjes
në faqen 31 për të parë sesi
duken ikonat e ndryshme të gjendjes.
Për të përzgjedhur një regjim të rrjetit
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Më shumë > Rrjetet celulare.
3
Trokitni lehtë te
Lloji i preferuar i rrjetit dhe më pas përzgjidhni një regjim të rrjetit.
Për të përzgjedhur manualisht një rrjet tjetër
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Më shumë > Rrjetet celulare > Operatorët
e rrjetit.
3
Trokitni lehtë
Mënyra e kërkimit dhe më pas përzgjidhni Me dorë.
4
Përzgjidhni një rrjet.
Nëse e përzgjidhni manualisht rrjetin, pajisja nuk do të kërkojë rrjete të tjera edhe nëse lëvizni
jashtë rrezes së mbulimit të rrjetit të përzgjedhur manualisht.
Për të aktivizuar përzgjedhjen automatike të rrjeteve
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Më shumë > Rrjetet celulare >
Operatorët e rrjetit.
3
Trokitni lehtë mbi
Mënyra e kërkimit, pastaj përzgjidhni Automatik.