Sony Xperia M5 - Cilësimet e fotokamerës

background image

Cilësimet e fotokamerës

Për të rregulluar cilësimet e fotokamerës

1

Aktivizoni kamerën.

2

Për të shfaqur të gjitha cilësimet, trokitni lehtë mbi .

3

Përzgjidhni cilësimin që dëshironi të rregulloni dhe pastaj modifikojeni sipas

dëshirës.

Pamja e përgjithshme e cilësimeve të fotokamerës

Rezolucioni

Mund të zgjidhni midis disa rezolucioneve dhe raporteve të pamjes përpara nxjerrjes së

një fotografie. Një fotografi me një rezolucion më të lartë kërkon më shumë kujtesë.

21MP

5312×3984(4:3)

Rezolucioni 21 megapikselë me raportin e pamjes 4:3. E përshtatshme për fotografitë që dëshironi t'i shikoni

në ekrane jo të gjera ose t'i printoni me rezolucion të lartë.

16MP

5344×3008(16:9)

Rezolucioni 16 megapikselë me raportin e pamjes 16:9. E përshtatshme për fotografitë që dëshironi t'i shikoni

në ekrane të gjera.

8MP

3264×2448(4:3)

Rezolucioni 8 megapikselë me raportin e pamjes 4:3. E përshtatshme për fotografitë që dëshironi t'i shikoni

në ekrane jo të gjera ose t'i printoni me rezolucion të lartë.

3MP

2048×1536(4:3)

Rezolucioni 3 megapikselë me raportin e pamjes 4:3. E përshtatshme për fotografitë që dëshironi t'i shikoni

në ekrane jo të gjera ose t'i printoni me rezolucion të lartë.

2MP

1920×1088(16:9)

Rezolucioni 2 megapikselë me raportin e pamjes 16:9. E përshtatshme për fotografitë që dëshironi t'i shikoni

në ekrane të gjera.

VGA

640×480(4:3)

Formati VGA me raportin e pamjes 4:3.

Ky cilësim është i disponueshëm vetëm në regjimin e regjistrimit

Me dorë.

Kohëvonuesi

Me kohëvonuesin, mund të nxirrni një fotografi pa e mbajtur në dorë pajisjen. Përdoreni

këtë funksion për të nxjerrë autoportrete ose fotografi në grup, ku të gjithë mund të jenë

në fotografi. Gjithashtu mund të përdorni kohëvonuesin nëse dëshironi të shmangni

dridhjet e kamerës kur nxirrni fotografitë.

10 sek.

Cilësoni një vonesë prej 10 sekondash kur shtypni butonin e obturatorit deri në nxjerrjen e fotografisë.

2 sek.

Cilësoni një vonesë prej 2 sekondash kur shtypni butonin e obturatorit deri në nxjerrjen e fotografisë.

0,5 sek.

Cilësoni një vonesë prej gjysmë sekonde kur shtypni butonin e obturatorit deri në nxjerrjen e fotografisë.

Joaktiv

Fotografia nxirret kur shtypni butonin e obturatorit.

Gjurmimi i objektit

Kur përzgjidhni një objekt duke e prekur atë te pamori, kamera e gjurmon atë për ju.

108

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

HDR

Përdorni cilësimin e HDR (Diapazon me dinamikë të lartë) për të nxjerrë një foto kundrejt

një drite sfondi të fortë ose në kushte kur kontrasti është i mprehtë. HDR kompenson për

humbjen e hollësisë dhe prodhon një figurë tipike si për zonat e errëta, ashtu dhe për ato

të shndritshme.

Ky cilësim është i disponueshëm vetëm në cilësimet e balancës të së bardhës/vlerës së

ekspozimit/HDR të regjimit të regjistrimit

Me dorë.

ISO

Ndjeshmëria e ISO-s mund të cilësohet që të rregullohet automatikisht ose mund të

rregullohet manualisht te cilësime të ndjeshmërisë që variojnë nga 100 deri në 3200.

Ky cilësim është i disponueshëm vetëm në regjimin e regjistrimit

Me dorë.

Matja

Ky funksion përcakton automatikisht një ekspozim të ekuilibruar mirë duke matur sasinë

e dritës që bie mbi subjektin që dëshironi të fotografoni.

Në qendër

Përcakton ekspozimin bazuar në ndriçimin e qendrës së subjektit.

Selektive

Rregullon ekspozimin në një pjesë të vogël të subjektit që dëshironi të fotografoni.

Mesatare

Llogarit ekspozimin në bazë të sasisë së dritës që bie në të gjithë subjektin.

Ky cilësim është i disponueshëm vetëm në regjimin e regjistrimit

Me dorë.

Paraafishimi automatik i fotografive

Mund të zgjidhni të paraafishoni fotografitë menjëherë pasi i nxirrni.

Aktiv

Pasi të nxirrni një fotografi, një paraafishim i saj shfaqet në këndin poshtë djathtas të ekranit për 3 sekonda.

Vetëm kamera e përparme

Pasi të nxirrni një fotografi me kamerën e përparme, një paraafishim i saj shfaqet në këndin poshtë djathtas të

ekranit për 3 sekonda.

Joaktiv

Fotografia ose videoja ruhet pasi e nxirrni dhe paraafishimi nuk shfaqet.

Blici

Përdorni blicin për të nxjerrë fotografi kur ndriçimi është i pamjaftueshëm ose kur ka dritë

në sfond. Opsionet në vijim janë të disponueshme kur trokitni lehtë mbi ikonën e blicit

në ekranin e kamerës:

Automatik

Kamera përcakton automatikisht nëse kushtet e ndriçimit kërkojnë përdorimin e një blici.

Mbush flashin

Përdoreni këtë cilësim kur sfondi është më i ndritshëm se subjekti. Ky cilësim heq hijet e errëta të

padëshirueshme.

Reduktimi i syrit të kuq

Zvogëlon ngjyrën e kuqe të syve kur nxirrni një fotografi.

Joaktiv

Blici u çaktivizua. Ndonjëherë cilësia e fotografisë është më e mirë pa blic, edhe sikur ndriçimi të jetë i

pamjaftueshëm. Për të nxjerrë një fotografi të mirë pa blic, duhet ta mbani dorën të palëvizur. Përdorni

kohëvonuesin për të shmangur fotografi të turbullta.

Projektori

Blici ndriçon vazhdimisht kur nxirrni fotografi.

109

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Përzgjedhja e skenës

Përdorni tiparin Përzgjedhja e skenës për ta konfiguruar shpejt kamerën për situatat e

zakonshme duke përdorur skenat e paraprogramuara. Kamera përcakton një numër

cilësimesh që të përshtatni skenën e përzgjedhur, duke siguruar fotografinë më të mirë të

mundshme.

Joaktiv

Tipari Përzgjedhja e skenës është joaktiv dhe mund të nxirrni fotografi manualisht.

Lëkurë e butë

Nxirrni fotografi portret duke përdorur një efekt bukurie të përmirësuar.

Marrje artistike

Përdoreni për fotografimin me një sfond të butë.

Mjegullim kundër lëvizjes

Përdoreni për zvogëlimin e dridhjeve të kamerës gjatë xhirimit të një skene pak më të errët.

Peizazh

Përdoreni për fotografi peizazhi. Kamera fokusohet në objekte të largëta.

HDR e korrigj. të dritës së sfondit

Përdoreni për të përmirësuar hollësitë në poza me kontrast të lartë. Korrigjimi i integruar i dritës së

sfondit analizon imazhin dhe e rregullon automatikisht atë për t'ju dhënë një pozë të ndriçuar në

mënyrë të përsosur.

Portret natën

Përdoreni për fotografi portreti të nxjerra natën ose në mjedise të ndriçuara dobët. Për shkak të kohës

së zgjatur të ekspozimit, kamera duhet mbajtur e palëvizur ose duhet vendosur në një sipërfaqe të

qëndrueshme.

Skenë natën

Përdoreni kur nxirrni fotografi natën ose në mjedise të ndriçuara dobët. Për shkak të kohës së zgjatur

të ekspozimit, kamera duhet mbajtur e palëvizur ose duhet vendosur në një sipërfaqe të

qëndrueshme.

Muzgu në dorë

Përdoreni për nxjerrjen e fotografive në dritë të dobët dhe aparatin në duar, me zhurmë dhe turbullirë

të zvogëluar.

Ndjeshmëria e lartë

Përdoreni për nxjerrjen e fotografive pa blic në kushte me dritë të dobët. Zvogëlon turbullirën.

Gatime

Përdoreni për fotografimin e ushqimeve të përgatitura me ngjyra të ndritshme.

Kafshë shtëpiake

Përdoreni për të nxjerrë fotografi të kafshëve tuaja shtëpiake. Zvogëlon turbullirën dhe sytë e kuq.

Plazh

Përdoreni për të nxjerrë fotografi të skenave buzë detit ose buzë liqenit.

Borë

Përdoreni në mjedise me shumë dritë për të shmangur fotografitë e mbiekspozuara.

Festë

Përdoreni për fotografi në mjedise të brendshme me ndriçim të dobët. Kjo skenë zgjedh ndriçimin e

sfondit në mjedise të brendshme ose dritën e qirinjve. Për shkak të kohës së zgjatur të ekspozimit,

kamera duhet mbajtur e palëvizur ose duhet vendosur në një sipërfaqe të qëndrueshme.

Sporte

Përdoreni për fotografitë e objekteve që lëvizin shpejt. Koha e shkurtër e ekspozimit e minimizon

turbullimin prej lëvizjes.

Dokument

Përdoreni për fotografi tekstesh ose vizatimesh. I jep fotografisë një kontrast më të mprehtë.

Fishekzjarrë

Përdoreni për të nxjerrë fotografi të fishekzjarrëve me gjithë shkëlqimin e tyre.

Këto cilësime janë të disponueshme vetëm në regjimin e regjistrimit

Me dorë.

110

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.