Cilësimet e videokamerës
Për të rregulluar cilësimet e videokamerës
1
Aktivizoni kamerën.
2
Rrëshqitni shpejt tek
.
3
Për të shfaqur cilësimet, trokitni lehtë mbi .
4
Përzgjidhni cilësimin që dëshironi të rregulloni, pastaj bëni ndryshimet tuaja.
Pamja e përgjithshme e cilësimeve të videokamerës
Rezolucioni i videos
Rregulloni rezolucionin e videos për formatet e ndryshme.
HD e plotë (30 fps)
1920×1080(16:9)
Formati HD i plotë (Përcaktim i lartë i plotë) me 30 fps dhe raportin e pamjes 16:9.
HD e plotë (60 fps)
1920×1080(16:9)
Formati HD i plotë (Përcaktim i lartë i plotë) me 60 fps dhe raportin e pamjes 16:9.
HD
1280×720(16:9)
Formati HD (Përcaktim i lartë) me raportin e pamjes 16:9.
VGA
640×480(4:3)
Formati VGA me raportin e pamjes 4:3.
MMS
Regjistroni video të përshtatshme për t'u dërguar me mesazhe multimediale. Koha e regjistrimit e këtij formati
të videos është e kufizuar, në mënyrë që skedarët e videove të mund të përfshihen në një mesazh
multimedial.
Gjurmimi i objektit
Kur përzgjidhni një objekt duke e prekur atë te pamori, kamera e gjurmon atë për ju.
Smile Shutter™(video)
Përdorni funksionin Smile Shutter™ për të përcaktuar se ndaj cilit lloj buzëqeshjeje të
reagojë kamera përpara regjistrimit të një videoje.
HDR video
Përdorni cilësimin e videos HDR (Sfera e Lartë Dinamike) për të bërë rregjistruar një video
ndaj një drite të fortë nga pas ose në kushte kur kontrasti është i mprehtë. Video HDR
kompenson për humbjen e hollësisë dhe prodhon një fotografi që përfaqëson zonat e
errta dhe të shndritshme.
SteadyShot™
Gjatë regjistrimit të një videoje, mund ta keni të vështirë ta mbani pajisjen pa lëvizur.
Stabilizuesi ju ndihmon duke kompensuar lëvizjet e vogla të dorës tuaj.
Aktiv
Aktivizojeni për të kompensuar dridhjen e kamerës.
Joaktiv
Stabilizuesi është i çaktivizuar.
Paraafishimi automatik i fotografive
Mund të zgjidhni të paraafishoni videot menjëherë pasi i regjistroni.
Aktiv
111
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Paraafishimi i videos shfaqet pasi e regjistroni.
Vetëm kamera e përparme
Videoja hapet për modifikim pasi e regjistroni.
Joaktiv
Videoja ruhet pasi e regjistroni dhe paraafishimi nuk shfaqet.
Blici
Përdorni dritën e blicit për të regjistruar video, kur ndriçimi është i pamjaftueshëm ose kur
ka dritë sfondi. Ikona e blicit të videove është e disponueshme vetëm në ekranin e
videokamerës. Kini parasysh që cilësia e videos mund të jetë ndonjëherë më e mirë pa
dritë, edhe nëse ndriçimi është i pamjaftueshëm.
Aktiv
Joaktiv
Përzgjedhja e skenës
Tipari i Përzgjedhjes së skenës ju ndihmon për ta konfiguruar shpejt kamerën për situata
të zakonshme, duke përdorur skenat e paraprogramuara të videos. Cilësimi i secilës
skenë është i synuar të prodhojë videon me cilësi më të lartë të mundshme në një mjedis
të caktuar të rregjistrimit.
Joaktiv
Tipari i Përzgjedhjes së skenës është joaktiv dhe mund të regjistroni video me dorë.
Marrje artistike
Përdorni për rregjistrimin e videove ndaj sfondeve të butë.
Peizazh
Përdoreni për video peizazhi. Kamera fokusohet në objekte të largëta.
Skenë natën
Kur është e aktivizuar, ndjeshmëria ndaj dritës shtohet. Përdoreni në mjedise me ndriçim të dobët.
Videot e objekteve që lëvizin me shpejtësi mund të jenë të turbullta. Mbajeni dorën të palëvizur, ose
përdorni një mbështetje. Për të përmirësuar cilësinë e videos, çaktivizojeni regjimin për natën kur
kushtet e ndriçimit janë të mira.
Plazh
Përdoreni për videot e skenave buzë detit ose buzë liqenit.
Borë
Përdoreni në mjedise të ndritshme, për të shmangur video të ekspozuara në mënyrë të
pamjaftueshme.
Sporte
Përdoreni për video objektesh që lëvizin me shpejtësi. Koha e shkurtër e ekspozimit e minimizon
turbullimin prej lëvizjes.
Festë
Përdoreni për video në mjedise të brendshme me ndriçim të pamjaftueshëm. Kjo skenë zgjedh
ndriçimin e sfondit në mjedise të brendshme ose dritën e qirinjve. Videot e objekteve që lëvizin me
shpejtësi mund të jenë të turbullta. Mbajeni dorën të palëvizur, ose përdorni një mbështetje.
112
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.