Sony Xperia M5 - Gjetja e numrit të identifikimit të pajisjes tuaj

background image

Gjetja e numrit të identifikimit të pajisjes tuaj

Pajisja juaj ka një numër unik identifikimi. Ky numër quhet IMEI (Identiteti Ndërkombëtar i

Pajisjes Celulare). Duhet ta ruani një kopje të këtij numri. Mund ta kërkoni atë, për

shembull, kur qaseni në shërbimin e mbështetjes të Xperia™ Care për të regjistruar

pajisjen tuaj. Po ashtu, nëse pajisja juaj vidhet, disa ofrues të rrjeteve mund ta përdorin

këtë numër për të ndaluar qasjen e pajisjes në rrjet në shtetin ose rajonin tuaj.

Për të parë numrin IMEI tuaj në pllakën e etiketës

18

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

1

Futni thoin në hapësirën ndërmjet pjesës së sipërme të mbulesës së folesë së

kartës së kujtesës dhe pajisjes, pastaj hapni mbulesën.

2

Duke përdorur majën e një kapse letrash të papalosur (ose një objekt tjetër të

ngjashëm me një majë të gjatë të hollë), shtypni butonin pranë folesë së kartës

SIM nano për të bërë që mbajtësi i kartës SIM nano të dalë jashtë.

3

Tërhiqni mbajtësin e kartës SIM nano plotësisht.

4

Duke përdorur të njëjtën vegël si në hapin 2, tërhiqni mbajtësin e etiketës nga

foleja e kartës SIM nano. Numri IMEI është të shfaqur në mbajtësin e etiketës.

Për më shumë informacion sesi të nxirrni mbajtësin e kartës SIM nano, referojuni udhëzimeve

sesi të futni një kartë SIM nano. Nëse një kartë SIM është e futur tashmë në pajisje, pajisja

rindizet automatikisht kur mbajtësi hiqet.

Për të parë numrin IMEI, mund të hapni edhe formuesin e numrit të telefonit dhe të futni

*#06#

.

Për të parë numrin IMEI nëpërmjet cilësimeve të pajisjes

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Informacion mbi telefonin > Gjendja >

Informacioni i IMEI-t.