Dërgimi dhe marrja e mesazheve të postës elektronike
1
Shihni një listë të të gjitha llogarive të postës elektronike dhe dosjeve të fundit
2
Kërkoni për mesazhe të postës elektronike
3
Qasuni te cilësimet dhe opsionet
4
Lista e mesazheve të postës elektronike
5
Shkruani një mesazh të postës elektronike
90
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të shkarkuar mesazhet e reja të postës elektronike
•
Kur kutia në hyrje e postës elektronike është hapur, rrëshqitni shpejt poshtë në
listën e mesazheve.
Para se të provoni të shkarkoni mesazhet e reja të postës elektronike, sigurohuni që keni një
lidhje funksionale të të dhënave. Për më shumë informacion rreth sigurimit të lidhjeve të të
dhënave të suksesshme, shihni
Cilësimet e internetit dhe MMS-ve
në faqen 47.
Për të lexuar mesazhet tuaja të postës elektronike
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë te .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë
Posta elektronike.
3
Nëse jeni duke përdorur disa llogari të postës elektronike, trokitni lehtë dhe
përzgjidhni llogarinë që dëshironi të kontrolloni. Nëse dëshironi të kontrolloni
menjëherë të gjitha llogaritë tuaja të postës elektronike, trokitni lehtë dhe më
pas trokitni lehtë
Kutia në hyrje kombinuar.
4
Në kutinë në hyrje të postës elektronike, lëvizni lart ose poshtë dhe trokitni lehtë te
mesazhi i postës elektronike që dëshironi të lexoni.
Për të krijuar dhe dërguar një mesazh të postës elektronike
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë te dhe më pas gjeni dhe trokitni lehtë te
Posta
elektronike.
2
Nëse jeni duke përdorur disa llogari të postës elektronike, trokitni lehtë dhe
përzgjidhni llogarinë nga e cila dëshironi të dërgoni mesazhin e postës elektronike.
3
Trokitni lehtë dhe më pas shkruani emrin ose adresën e postës elektronike të
marrësit dhe përzgjidhni një ose më shumë marrës nga lista me lëshim poshtë.
4
Futni subjektin dhe tekstin e mesazhit të postës elektronike dhe më pas trokitni
lehtë .
Për t'iu përgjigjur një mesazhi të postës elektronike
1
Në kutinë në hyrje të postës tuaj elektronike, gjeni dhe trokitni lehtë mbi mesazhin
të cilit dëshironi t'i përgjigjeni dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Përgjigju ose Përgjigju
të gjithëve.
2
Futni përgjigjen tuaj, pastaj trokitni lehtë mbi .
Për të përcjellë një mesazh të PE-së
1
Në kutinë tuaj në hyrje të postës elektronike, gjeni dhe trokitni lehtë mbi mesazhin
që dëshironi të përcillni dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Përcill.
2
Shkruani emrin ose adresën e postës elektronike të marrësit dhe më pas
përzgjidhni një ose më shumë marrës nga lista me lëshim poshtë.
3
Futni tekstin e mesazhit tuaj dhe pastaj trokitni lehtë mbi .
Për të parë bashkëngjitjen e një mesazhi të postës elektronike
1
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi mesazhin e postës elektronike që përmban
bashkëngjitjen që dëshironi të shihni. Mesazhet e postës elektronike me
bashkëngjitje tregohen nga .
2
Pasi të hapet mesazhi i postës elektronike, trokitni lehtë mbi
Ngarko. Bashkëngjitja
fillon të shkarkohet.
3
Pasi bashkëngjitja përfundon së shkarkuari, trokitni
Shih.
Për të ruajtur adresën e postës elektronike të një dërguesi në kontaktet tuaja
1
Gjeni dhe trokitni lehtë te një mesazh në kutinë e hyrjes të postës elektronike.
2
Trokitni lehtë tek emri i dërguesit, trokitni lehtë te
Shtoje te Kontaktet dhe më pas
trokitni lehtë
OK.
3
Përzgjidhni një kontakt ekzistues ose trokitni lehtë te
Krijo një kontakt të ri.
4
Redaktoni informacionet e kontaktit, nëse dëshironi, dhe më pas trokitni lehtë te
Ruaj.
91
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.