Sony Xperia M5 - Përdorimi i shërbimeve të vendndodhjes

background image

Përdorimi i shërbimeve të vendndodhjes

Shërbimet e vendndodhjes i lejojnë aplikacionet si Hartat dhe kamerën të përdorin

informacione nga rrjetet celulare dhe Wi-Fi, si dhe informacionet e Sistemit të

Pozicionimit Global (GPS) për të përcaktuar vendndodhjen tuaj të përafërt. Nëse nuk jeni

brenda një vije të hapur shikimi me satelitët GPS, pajisja juaj mund të përcaktojë

vendndodhjen tuaj duke përdorur funksionin Wi-Fi. Nëse nuk jeni brenda rrezes së një

rrjeti Wi-Fi, pajisja juaj mund ta përcaktojë vendndodhjen tuaj me anën e rrjetit celular.
Në mënyrë që të përdorni pajisjen tuaj për të gjetur se ku jeni, duhet të aktivizoni

shërbimet e vendndodhjes.

Mund të shkaktoni faturime për lidhjen e të dhënave kur lidheni me internetin nga pajisja juaj.

Për të aktivizuar ose çaktivizuar shërbimet e vendndodhjes

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë

Cilësimet > Vendndodhja dhe më pas trokitni te rrëshqitësi

për të aktivizuar ose çaktivizuar shërbimet e vendndodhjes.

Përmirësimi i saktësisë së GPS-së

Herën e parë që përdorni funksionin GPS në pajisjen tuaj, mund të duhen disa minuta që

të gjendet vendndodhja juaj. Për të ndihmuar kërkimin, sigurohuni se nuk ka pengesa

midis jush dhe qiellit. Qëndroni pa lëvizur dhe mos mbuloni antenën GPS (zona e

theksuar në imazh). Sinjalet GPS mund të kalojnë përmes reve dhe plastikës, por jo

përmes shumicës së objekteve të ngurta, të tilla si ndërtesat dhe malet. Nëse

vendndodhja juaj nuk gjendet brenda disa minutash, zhvendosuni në një vendndodhje

tjetër.